Hyri në Kosovë me ndihmën e Thaçit? Pacolli sfidon VV-në dhe zbulon telefonatën me Presidentin
Kryetari i AKR-së dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se ai nuk e ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe as nuk ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë përmes makinës së tij, siç pretendon Lëvizja Vetëvendosje. Këtë deklaratë Pacolli e bëri këtë mbrëmje në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Ai theksoi se nuk e ka takuar fare Thaçin, por ka biseduar thjesht në telefon mbi kërcënimet e kryeministrit Kurti dhe të ministrit Xhelal Sveçla.
“Unë kam folur me zotin Thaçi në telefon atëherë kur kanë filluar kërcënimet. Kemi folur në mënyrë satirike se në çfarë forme jemi kërcënuar. Ai më thërret dhe më thotë: shikoje linkun çfarë thotë Kurti dhe Sveçla thonë”, tha ai
Pavarësisht kërcënimeve për arrestim, Behgjet Pacolli shprehet i qartë dhe tejet këmbëngulës, kur thotë se do të jetë prezent në Kuvend për formimin e qeverisë së re, natyrisht pas vendimit që do të japë Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin Thaçi.
“Unë jam deputet i Kuvendit, pa marrë parasysh kërcënimet që mi bëjnë, unë do të shkoj sepse është obligim i imi, se unë jam deputet i Kosovës dhe i zgjedhur nga qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat