“COVID-19 ka katër stade”, mjeku infeksionist: Shqipëria ndodhet në fazën e dytë
Mjeku infeksionist, Arben Pilaca, theksoi në “Ilva Now” se kjo pandemi ka katër stade, ndërsa shtoi se Shqipëria aktualisht ndodhet në fundin e fazës së dytë.
Mjeku tha se gjatë verës pritet të ketë një zbutje të virusit corona, kjo edhe për shkak të rritjes së temperaturave. Duke komentuar shfirat me COVID-19 në Shqipëri, doktor Pilaca theksoi se virusi ndodhet në fazën e zbritjes graduale.
“E vërteta është se po bën kursin e vet. Unë nuk do ta quaja bisht këtë, sepse e kam dëgjuar këtë si bisht i epidemisë. Është në fazën e zbritjes së vet graduale. Asnjëherë nuk do themi se nuk kemi asnjë rast. Ky është gabim nëse mendohet, edhe periudha që do ta quajmë periudhën më të mirë, që është periudha e verës, pasi veçoritë që ka stina, nuk gjen terren që të transmetohet, por kjo nuk do të thotë se nuk do të këtë raste, por raste të rralla. Rikthimi në vjeshtë do të jetë shumë më I butë se sa i pari”, tha ai.
Mjeku u shpreh se dy fazat e reja të COVID-19 do rikthehen në vjeshtë dhe në dimër, por agresiviteti i tyre do jetë shumë herë më i butë, në krahasim me dy fazat e para.
“Unë kam qejf ta quaj me katër stade. Ne jemi duke përfunduar fazën e dytë, sepse do t’i kemi edhe dy të tjera, por këto të dyja do jenë nga vjeshta dhe dimri”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat