Hong Kong, tërhiqet projektligji i ekstradimit që shkaktoi trazira “apokaliptike”

4 Shtator 2019 | 11:07

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam njoftoi këtë të mërkurë tërheqjen nga një projektligj ekstradimi, i cili ishte edhe shkaktari i trazirave të muajve të fundit në rajonin e kontrolluar nga Kina, të përfshirë tashmë nga një prej krizave më të rënda në dekada të tëra.

Protestat në ish-koloninë britanike nisën në muajin qershor kundër projektligjit që do të lejonte ekstradimin drejt Kinës të personave në kërkim, por prej atëherë janë përshkallëzuar në kërkim të një shkalle më të lartë demokracie.

Edhe pse projektligji është tërhequr, ende nuk dihet me saktësi nëse ky njoftim i shumëpritur do të mund të ndihmojë në qetësimin e situatës. Joshua Wong, një prej aktivistëve më të zëshëm të këtyre protestave, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku shkruan “shumë pak dhe shumë vonë”.

Tërheqja e projektligjit ishte një prej kërkesave kyçe të demonstruesve, të cilët nuk u pajtuan kurrsesi me deklaratën paraprake të udhëheqëses Lam se “projektligji kishte vdekur”. Veprimi i kësaj të mërkure është shoqëruar me rritje të treguesve të bursave dhe tregtisë.

Hong Kongu iu kthye Kinës nën politikën “një vend, dy sisteme”, që i lejon ish-kolonisë britanike të ruajë disa prej lirive që nuk i gëzojnë kinezët, si për shembull liria për të protestuar, dhe një sistem të pavarur ligjor, ndërsa irritimi ndaj projektligjit të ekstradimit erdhi pikërisht për shkak të perceptimit të tij si një ndikim i mërzitshëm nga Pekini.

Sipas një audioregjistrimi të siguruar nga mediet ndërkombëtare, Carrie Lam ka folur përpara krerëve të biznesit në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku ka pranuar se ka shkaktuar një “dëm të pafalshëm” me prezantimin e projektligjit të ri dhe se, nëse do të kishte mundësi zgjedhjeje do të kishte preferuar të kërkonte ndjesë dhe të dorëhiqej. Por, sipas saj, tashmë “mundësitë janë të kufizuara” për ta zgjidhur krizën, për shkak se trazirat u kthyen në një çështje të sigurisë kombëtare dhe sovranitetit për Kinën, nxitur edhe nga tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse Kina mohon të ketë ndërhyrë në çështjet e brendshme të Hong Kongut, ajo paralajmëroi sërish të martën se nuk do të qëndronte “duarkryq” nëse trazirat kërcënojnë sigurinë dhe sovranitetin e vendit. Pekini zyrtar ka denoncuar gjithashtu faktin që protestat do të kenë ndikim në ekonominë e Hong Kongut.

Pamjet televizive shfaqën disa nga metodat “e egra” të ndërhyrjes policore gjatë protestave të së martës, me demonstruesit të spastruar me dhunë nga stacioni policor Mong Kok dhe nga stacioni i metrosë “Prince Edward”, ndërsa një protestues mashkull është shoqëruar me barrelë dhe me maskë oksigjeni në fytyrë.

Pikërisht kjo e fundit është bërë virale në rrjetet sociale, me grupe aktivistësh që e konsiderojnë si provë të brutalitetit policor që është përhapur shumë dhe që duhet hetuar, sipas tyre. Policia gjithsesi ka mohuar të ketë përdorur forcë të tepërt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026