Korrupsioni dhe pagërrjedhja, shqetësimet kryesore të KE-së

14 Shkurt 2022 | 16:15

Korrupsioni në nivele të larta, rrjedhja masive e të dhënave të qytetarëve dhe agjencitë e krijuara së fundmi janë shqetësimet kryesore të Komisionit Evropian (KE) për Shqipërinë.

Këto priten të jenë temat kryesore në takimin e së martës të Komitetit të Stabilizim Asociimit, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Euronews Albania ka parë agjendën e takimit që do të mbahet nesër dhe një kopje të dokumentit që Komisioni ka përgatitur në bashkëpunim me vendet anëtare për këtë takimin.

Komisioni ngre shqetësimin për Agjencinë për Media dhe Informim, atë të Bashkëqeverisjes si dhe për Agjencinë e koordinimit të donacioneve.

Ato janë krijuar pa vlerësuar dhe analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje, kanë funksione të paqarta dhe i mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies.

Komisioni pritet t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të hetojnë në mënyrë të paanshme dhe serioze rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe të marrin masa që të mos ndodhin më incidente të tilla.

KE i sugjeron qeverisë të përputhë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale me atë të BE-së.

Komisioni kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit sidomos në nivele të larta. Ai ngre shqetësimin se ligjet kundër korrupsionit janë të copëtuara dhe ju mungon harmonia mes tyre. Në mënyrë të veçantë mungojnë përpjekjet dhe koordinimi për parandalimin e korrupsionit.

Komisioni është i mendimit se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re kundër korrupsionit.

Ky është takimi i 12-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit, i cili përcakton agjendën e Shqipërisë për integrimin evropian, ku jepet dhe një vlerësim për përmbushjen e deritanishme të çështjeve të ndryshme nga Komisioni Evropian.

LEXONI GJIHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare

30 korrik seanca e ardhshme e Kuvendit. U miratua ne seancen e sotme plenare pasi nuk gjeti dakordesi ne konferencen e kryetareve. Lajm në përditësim….
11:46 | 23/07/2026

Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me rrëzimin e kërkesës së PD që të zgjatej me 3...
11:25 | 23/07/2026

U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren Dorina Sejdini, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në...
11:20 | 23/07/2026