OKB ngre alarmin për ndryshimet e klimës në tokë

Planeti Tokë, CREDITS: Emerging-Europe
14 Shkurt 2022 | 20:11

Efektet e ndryshimeve të klimës do të bëhen më agresive në dekadat e ardhshme, edhe nëse ndotja nga karboni vihet nën kontroll.

Paralajmërimi është bërë nga një panel i posaçëm i OKB-së, që ka deklaruar se shumë vende të botës janë të cenueshme nga ndryshimet.

Akullnajat po shkrijnë, niveli i deteve po rritet dhe zjarret masive janë përhapur kudo në botë.

2021-shi ishte viti kur ndryshimet e klimës prekën njerëzit nga Aleksandria në Hong Kong.

Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për ndryshimet e klimës ka paralajmëruar se nivelet e deteve mund të rriten nga 28 deri në 98 cm brenda vitit 2100, me pasoja të rënda për qytetet bregedetare dhe shtetet me lartësi të ulët.

“Është e qartë që në botë ka zona të cenueshme, kryesisht ato tropikale dhe ato në zhvillim. Afrika, Azia jugore dhe ishujt e Paqësorit janë shumë të cenueshme kur bëhet fjalë për impaktet e klimës. Por këto efekte tashmë janë të dukshme në gjithë botën”, tha Petteri Taalas, Organizata Botërore Meteorologjike.

Vetëm vitin e kaluar bota përjetoi një numër të paprecedent përmbytjesh, të nxehti të lartë dhe zjarresh në të 4 kontinentet.

Të gjitha këto efekte do të përshpejtohen në dekadat e ardhshme, edhe nëse ndotja nga karboni, që udhëheq ndryshimet e klimës, vihet nën kontroll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:38 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026