Anulohet taksa vjetore për 7204 automjete, Blendi Gonxhja tregon mënyrën e përfitimit dhe kategoritë

7 Maj 2020 | 08:09

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka vendosur të mbulojë taksën vjetore për 7204 mjete. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili bën me dije se edhe ata që kanë paguar, do të kompensohen.

Në kategorinë e mjeteve që përfitojnë janë: autobusët, mjetet e transportit qytetas, rrethqytetas, ndërqytetas, mjetet e shërbimeve të rastit (si turizmi), mjetet për transport ndërkombëtar, personeli dhe për mjetet që transportojnë për llogari të subjekteve brenda dhe jashtë vendit.

Taksa do të mbulohet nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Për të folur më gjerësisht lidhur me mënyrën e përfitimit dhe kategoritë që përfitojnë, ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.

Teksa e cilësoi vitin 2020 si shumë të vështirë për shkak të pasoja që do të lërë në ekonomi pandemia, z. Gonxhja theksoi se nisma e DPSHTRR për të falur taksat vjetore të automjeteve 8+1 është vetëm fillimi, pasi qëllimi është që transporti, duke qenë në ndërlidhje me shumë sektorë të tjerë, të marrë mbështetje të mëtejshme.

“Kemi përllogaritur që edhe përtej gjendjes së emergjencës situata nuk do jetë e lehtë, ndaj këmbëngulëm që kjo falje të shtrihej për gjithë vitin. Edhe në rast se do ketë hapje në ditë në vazhdim, do kenë shumë kufizime dhe halle të tjera për këtë kategori dhe do kenë nevojë për akte të tjera ndërhyrjeje se si mund të ndihmojmë që këto mjete të punojnë”, tha z. Gonxhja.

Kreu i DPSHTRR u shpreh se kjo ndërmarrje duke qenë një ent me vetëfinancim e sheh vendimin për të falur taksën vjetore për këto mjete edhe si një investim të vetin që do iu kthehet por edhe si një mënyrë për të ndihmuar buxhetin e shtetit me likuiditet në këtë moment të vështirë.

“Si ent me vetëfinancim, jemi një ndërmarrje tregtare dhe kemi përgjegjësi. Ne këtë e bëjmë edhe si investim, sepse ne pa klientët tanë, pa operatorët, do të goditeshim. Nuk është një bamirësi, falje, po mbështesim ata që janë klientët tanë. Ne do paguajmë taksat më vend të tyre për llogari të shtetit. Bëhet një akt që e autorizon DPSHTRR që brenda majit të nisë pagesat”, tha ai.

Z. Gonxhja shpjegoi se si do të funksionojë skema e rimbursimit në rastet kur kategoritë e automjeteve në fjalë e kanë paguar tashmë taksën vjetore.

“Ata që e kanë paguar këtë taksë, shifrën ekzakte të asaj që kanë paguar do ta kenë të zbritur kur të vijnë të paguajnë taksën pasardhëse. Buxheti në këtë moment është në vështirësi, nuk do ishte e ndershme dhe e zgjuar që ne të falnim pa i zëvendësuar këto taksa.

Menduam t’i paguanim ne dhe sa më shpejt në mënyrë që të ketë sa më shumë likuiditet. Ne veprojmë si një ndërmarrje tregtare, do veprojmë me llogaritë tona, me gjendjen që kemi të ndihmojmë edhe buxhetin. Përmes webit tonë DPSHTRR.al  do të njoftohen për gjithçka në mënyrë që të shmangen sa më shumë sportelet”, tha z. Gonxhja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026