Rusia lëshon 720 mijë pasaporta për separatistët pro-rusë
Rusia ka lëshuar 720.000 pasaporta për qytetarët në zonat e kontrolluara nga separatistët pro rusë në Ukrainën lindore.
Ivan Malyuta, një banor i Donetskut, një qytet në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska, aplikoi për nënshtetësinë ruse këtë muaj dhe tha se ai, gruaja dhe tre fëmijët e tij së shpejti do të marrin pasaportat ruse.
“Unë dua të jem shtetas i Federatës Ruse. Ne po shkojmë drejt kësaj, apo jo?”, tha ai në një zyrë të shërbimit të migracionit në Donetsk.
Malyuta dhe familja e tij do të bashkohen me më shumë se 720.000 banorë të zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, të cilët po marrin pasaportën ruse me procedurë të shpejtë.
Banorët që kanë aplikuar thonë se të pasurit e nënshtetësisë ruse u jep atyre një ndjenjë mbrojtjeje nga një shtet fqinj i fuqishëm.
Putin nënshkroi një dekret që thjeshton procedurën për marrjen e nënshtetësisë ruse për banorët e Donetsk dhe Luhansk në prill 2019, një ditë pasi Volodymyr Zelenskyy u shpall zyrtarisht president i Ukrainës.
Që atëherë, rreth 18% e popullsisë kanë marrë pasaporta ruse.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s