Gjysma e qeverisë e përfshirë në aferën e inceneratorëve, pretendon Basha
Të përfshirë në aferën e inceneratorëve janë gjysma e kabinetit qeveritar me në krye kryeministrin Edi Rama.
Këtë tha kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pasi doli nga seanca parlamentare e së enjtes.
Basha tha se skema mafioze e grabitjes së parave të shqiptarëve nuk mund të ndodhte pa përfshirjen dhe dijeninë e Edi Ramës, gjë që sipas tij po vërtetohet dita-ditës në komisionin e ngritur me kërkesë të PD.
Pas arrestimit të njërit prej ministrave të Ramës (Lefter Koka), të tjerët presin t’u vijë radha të arrestohen si të përfshirë në këtë aferë, tha kryedemiokrati.
Ai akuzoi grupimin pranë Berishës se po bën opozitën e opozitës edhe lidhur me këtë denoncim të Partisë Demokratike duke mohuar dhe penguar punën e komisionit të ngritur për të hetuar aferën e inceneratorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta