Austria heq masat kundër COVID më 5 mars
Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër COVID nga 5 marsi, njoftoi sot qeveria.
E vetmja masë në fuqi do të jetë vendosja e maskave në disa ambiente të caktuar.
Baret dhe restorantet nuk do të mbyllën më herët, klubet e natës do të lejohen të rihapen dhe kufizimet për evente të mëdha do të hiqen, tha kancelari Karl Nehammer.
“Ne nuk e kemi kapërcyer ende pandeminë”, paralajmëroi Nehammer, duke shtuar se situata ishte përmirësuar mjaftueshëm, veçanërisht në spitale.
Kjo gjë, sipas Nehammer, garanton se vendi është gati për lehtësim të masave.
Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein njoftoi se dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga COVID-19 për të hyrë në restorante dhe ambiente sportive dot ë hiqet.
Vaksinimet kundër COVID u bënë të detyrueshme të rriturit në Austri në fillim të këtij muaji.
Aktualisht në Austri është vaksinuar 70 për qind e popullsisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush