Gabimet që s’do falen | Dentistët nisin punë në 11 maj, por konsiderohen me risk të lartë
Listës së aktiviteteve tregtare që u lejohet të punojnë u janë shtuar edhe klinikat dentare. Autoritete shëndetësore, në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të garantuar mbarëvajtjen e punës në këto biznese ka hartuar një protokoll konkret masash higjieno-sanitare.
Euronews Albani sjell gjithë informacionin e nevojshëm për qytetarët dhe subjektet, që mezi presin të kthehen në punë apo të marrin trajtimin e munguar, pas një pauze të madhe për shkak të pandemisë globale të COVID-19.
Puna në klinikat dentare është konsideruar si një veprimtari me risk të lartë infeksioni, dhe për këtë arsye, autoritetet bëjnë thirrje që të merren masa nga subjektet dhe të zbatohen protokollet që pengojnë përhapjen e pandemisë.
Në portalin e-Albania dhe konkretisht në kategorinë e bizneseve në fushën eklinikave dentare dhe stomatologjisë, bëhet ky apel: “Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët. Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambjenteve apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre. Për këtë arsye duhet të ndiqen udhëzimet si më poshtë”, thuhet në njoftim.
Po, ku konsistojnë këto masa? Më poshtë i gjeni rregullat që kërkohen të zbatohen nga klinikat dentare.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec