Imunologu Sulçebe: Jemi ende larg, deri tani vetëm 3% e popullatës ka krijuar imunitet ndaj COVID-19

7 Maj 2020 | 17:30

Me ardhjen e verës, COVID-19 do të largohet dhe nuk pritet të rikthehet të paktën deri në nëntor-dhjetor, kur nis sezoni i gripit. Kështu shprehet Genc Sulçebe, imunolog. Doktori i njohur thotë se, mund të themi që Shqipëria e ka kaluar këtë virus dhe parashikimet janë mjaft optimiste.

“Edhe parashikimet më optimiste nuk do të jepnin këto shifra. I ka ngjarë një epidemie të zakonshme gripi. Ka një vdekshmëri 1 për 1 mijë, dhe vdekshmëria është më e vogël se e një gripi të zakonshëm”, tha z. Sulçebe duke folur për ‘Ilva Now’.

Prekjen e Shqipërisë në këto nivele, ai e shpjegon me një sërë faktorësh. “Janë shumë faktorë, por më i rëndësishmi ishin masat e ndalimit të qarkullimit dhe kontaktit, pasi u pengua qarkullimi i virusit. Ka të bëjë klima, ka të bëjë konstruksioni imunitar dhe gjenetik i popullatës. Kemi Greqinë dhe Bullgarinë që janë në kontrast me vendet e tjera perëndimore të Evropës”, u shpreh imunologu.

Doktori thotë se nuk do të ketë të papritura në të ardhmen me lehtësimin e masave, duke shtuar se do të duhen të kalojë një muaj pa raste të reja për të konfirmuar zhdukjen e coronavirus. Por, nga ana tjetër, z. Sulçebe nënvizon se jemi ende larg krijimit të imunitetit të popullatës.

“Jemi ende larg asaj për qindjes së popullatës që ka krijuar imunitet. Në vendin tonë, kjo shifër nuk mund të jetë më tepër se 3%. Virusi do të jetë në qarkullim për një kohë të gjatë deri sa të krijohet një përqindje prej 50% e popullatës me imunitet’, deklaroi ai.

Z. Sulçebe tha më tej se, temperaturat e larta do të kufizojnë më mënyrë të theksuar transmetimin e virusit dhe nuk pritet rikthimi i COVID-19 të paktën deri në nëntor-dhjetor kur nis dhe sezoni i gripit. Ai thotë se, tashmë është mësuar se, virusi është një infeksion shumë i ngjashëm me gripit, por kjo nuk mund të thuhej në fillim për shkak se ishte e panjohur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021