Tabaku për inceneratorët: Ata që kanë shkelur ligjin janë sot në qeveri

18 Shkurt 2022 | 16:51

Komisioni Hetimor për Inceneratorët shqyrtoi sot procedurat dhe fondet e dhëna për ngritjen dhe funksionimin e Inceneratorit të Fierit.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku u shpreh se nga dokumentet që u bën publike gjatë mbledhjes zbulohet se si kompanitë e Klodian Zotos u paguan me 23 milionë euro për punë që nuk janë kryer.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se Komisioni Hetimor për inceneratorët, me kryetare Jorida Tabakun po bën rolin e prokurorit e po tregohet i njëanshëm, duke cenuar hetimet.

Por Tabaku tha se Shalsi është “njeriu i fundit i cili mund të bëjë akuza të tilla”.

Tabaku shtoi se ata që kanë shkelur ligjin janë sot në qeveri.

“I kam kërkuar kolegëve socialistë dhe zotit Shalsi të mos bëhen mburojë politikë, e atyre që shkelin ligjet. Sot ato që e kanë shkelur ligjin janë duke u pyetur në SPAK, sot ato që e kanë shkelur ligjin janë në qeveri”, u shpreh ajo në një deklaratë për mediat nga Kuvendi të premtën.

Në Komision u kërkua që të rikthehet për të dëshmuar administratorja e inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra pasi sipas opozitës ajo ka gënjyer, duke mos treguar të vërtetën për vitet e bashkëpunimit më Klodian Zoton.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026