Mësim edhe në oborr, nxënësit nuk mund të dalin nga shkolla e të rikthehen brenda ditës
Maturantët dhe studentët të cilët do rikthehen në shkollë pas mbylljes së tyre prej COVID-19, do mund të zhvillojnë mësim edhe në ambientet e jashtme të institucioneve arsimore. Kështu thuhet në urdhrin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave higjienike që duhet të ndjekë çdo shkollë.
Urdhri përcakton se nxënësit dhe studentët do hyjnë në ambientet e shkollës vetëm pasi të jenë vendosur në radhë një nga një duke ruajtur distancën 1.5 deri në 2 metër.
Në urdhër thuhet se: Nxënësit, studentët dhe mësuesit duhet të jenë të pajisur me maskë dhe të ruajnë distancën fizike. Të gjithë duhet të masin temperaturën me termometër digjital. Gjatë procesit mësimor dritaret e klasës duhet të mbahen të hapura dhe në hyrje dhe dalje të shkollave vendoset solucion dezinfektues.
Ndryshe nga koha para pandemisë nuk lejohet që nxënësit dhe studentët të dalin nga shkolla dhe të rikthehen brenda ditës. Ndërkaq urdhri përcakton se në klasa do ketë aq nxënës sa mundësohet distancimin fizik nga njëri-tjetri. Të gjithë maturantët pritet të rinisin mësimin me datë 18 maj, studentët të cilët do të diplomohen do të nisin mësimin në qershor, ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh