Blinken: Rusia në prag të pushtimit të Ukrainës
Duket se Rusia është në prag të pushtimit të Ukrainës, paralajmëroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ai po ashtu tha se zgjatja e stërvitjeve ushtarake Rusi-Bjellorusi shton shqetësimet.
Sekretari Blinken tha se presidenti amerikan, Joe Biden, është i përgatitur që deri në minutën e fundit të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, “në çdo kohë dhe në çdo format”.
Pas një paralajmërimi që Biden bëri dy ditë më parë se Putini kishte vendosur tashmë që ta pushtonte Ukrainën, Blinken tha se Uashingtoni do të bëjë gjithçka që mundet për të penguar Putinin dhe për ta bindur atë që ta ndryshojë vendimin e tij.
Duke folur për CNN, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë përgatitur një “pako masive” të sanksioneve ndaj Rusisë, nëse Moska vendos që ta pushojë Ukrainën.
Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se 150,000 trupa ruse janë grumbulluar afër kufijve të Ukrainës, afro 30,000 të tjera në Bjellorusi dhe mijëra të tjera në rajonet lindore të Ukrainës që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Moska.
Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktar Khrenin, njoftoi se Rusia dhe Bjellorusia po zgjasin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që fillimisht ishte thënë se do të përfundonin më 20 shkurt, për shkak të, siç tha, “rritjes së aktivitetit ushtarak afër kufijve të jashtëm” të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe për shkak të rritjes së tensioneve në lindje të Ukrainës.
Blinken tha se nëse vendosen tani sanksione ndaj Rusisë – ashtu siç ka bërë thirrje gjatë kësaj fundjave presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy – do të zvogëlonte efektivitetin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve