Debate në Komisionin Hetimor, Ermonela Felaj: Do padisim në SPAK Tabakun
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj ka deklaruar se deputetët e mazhorancës në Komisionit Hetimor do të padisin në SPAK kryetaren e këtij komisioni Jorida Tabakun.
Felaj nënvizoi se Tabaku ka shkuar në SPAK për çështjen e inceneratorëve pa qenë e mandatuar nga ky Komision Hetimor.
“Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komision hetimor parlamentar pa qenë e mandatuar nga ky komision hetimor parlamentar. Veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin për komisionet hetimore. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e këtij komisioni, mazhoranca, kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK, shtetasen Jorida Tabaku për dy vepra penale për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre”, tha deputetja socialiste.
Mbledhja e sotme po shoqërohet me shumë debatesh mes deputetes Felaj dhe kryetares Tabaku. Znj Felaj nuk ndërpriste fjalën e saj, ndërsa znj. Tabaku kërkonte që të merrnin fjalën të tjetër deputetë.
“Znj Felaj për herën e 13 po ju tërheq vëmendjen, ju lutem me qytetari etikë dhe kulturë. Znj Felaj nuk ia mësoj dot unë kulturën dhe etiken”, tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta