Shoqata e Transportit Urban paralajmëron bllokim të shërbimit nga 1 marsi
21 Shkurt 2022 |
17:06
Shoqata e Transportit Qytetas paralajmëron se në 1 mars do të ndërpritet shërbimi urban për qytetarët, nëse kërkesat e tyre drejtuar qeverisë nuk miratohen.
Përmes një shkrese shoqata kërkon rimbursimin e TVSH-së në shitje dhe heqjen e akcizës 37lek/litër. Sipas tyre, rritja e çmimit të naftës ka shtuar kostot me të paktën 25 %.
Kjo nuk është hera e parë që Shoqata e Transportit kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të vazhduar ofrimin e shërbimit pa ndikuar në cilësi.
Disa nga kërkesat e Shoqatës së Transportit Qytetas
- Rimbursimi i TVSH në shitje
- Heqja e akcizës 37 lekë/litër
- Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër
- Rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (invalidë pune, të verbër, paraplegjikë, Tetraplegjikë, studentët) të cilët përfitojnë çmim të reduktuar ose falas.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet