5 arsye pse Putin nuk do ta pushtojë Ukrainën

21 Shkurt 2022 | 19:27

Rusia ka zhvendosur më shumë se 2/3 e kapacitetit ushtarak në afërsi të kufirit me Ukrainë.

30 mijë trupat e saj që supozohej të tërhiqeshin nga Bjellorusia gjatë fundjavës, gjenden ende atje.

Urat pluskuese dhe logjistika për një pushtim të mundshëm është ende.

Dhuna në dy republika në lindje të Ukrainës që kërkojnë shkëputjen po rritet.

Liderë perëndimorë dhe shërbimet e inteligjencës kanë dhënë alarmin se Putin e ka dhënë tashmë urdhrin për pushtimin e Ukrainës.

Por, ka 5 arsye sipas një shkrimi të BBC, pse pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të ndodhi:

  1. Do të ketë gjakderdhje

Ukraina do të rezistojë, të paktën fillimisht. Edhe pse Rusia në numra është shumë më e fortë, kjo nuk do të thotë se dëmet do të jenë vetëm nga njëra anë.

  1. Popullariteti

Një sondazh i fundit tregon se shumica e të rinjve në Rusi janë kundër luftës kundër fqinjit të tyre sllav. Në rast se nga lufta e mundshëm do të kishim shumë humbje jete, zgjedhja e Putin do të sillte rritje të pakënaqësisë ndaj tij.

  1. Sanksionet e Perëndimit

Shumica e liderëve perëndimor, edhe pse Gjermania dhe Hungaria nuk janë aq të ashpër sa Britania, sanksionet në rast lute do të ishin dërrmuese për ekonominë ruse, sidomos në sistemin bankar.

  1. Kosto të lartë politike

Kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në 2014, u kthye në një vend të padëshiruar në arenën ndërkombëtare. E njëjta gjë do të përsëritej, edhe më keq në rast lufte.

  1. Putin ia arriti qëllimit

Moska ka marrë vëmendjen e Perëndimit për “padrejtësitë e rendit të sigurisë në Evropë pas Luftës së Ftohtë”. NATO është përqendruar tek marrëveshja për t’u mos zgjeruar drejt lindjes, në kufi me Rusinë ndërsa Macron ka nisur të flasë për një rend të ri për sigurinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026