Si po zgjerohen grupet kriminale në Spanjë duke rekrutuar të mitur

21 Shkurt 2022 | 22:56

Jaime Guerrero, një djalë 15-vjeçar i vrarë me thikë në qendër të Madridit, është viktima e fundit e dhunës në rritje të bandave në Spanjë, që tani tërheqin gjithnjë e më shumë të mitur.

Deri në 40% e anëtarëve të bandave të identifikuar nga policia rezultojnë minorenë. Rreth 130 fëmijë në moshë të mitur u arrestuan vitin e kaluar në Madrid si pjesëtarë të bandave.

Artur braktisi bandën Latin Kings 6 vjet më parë. Ai nuk mund ta zbulojë identitetin e tij pasi i druhet hakmarrjes. Ai u bë pjesë e grupit kur ishte 14 vjeç dhe kreu krimin e parë para se të ishte 15.

“Kur anëtarësohesh në Latin Kings duhet të kalosh një test. Zakonisht duhet të sulmosh me thikë dikë të bandave rivale. Të rriturit, të moshave 18 dhe 19 vjeç, i përdorin të vegjlit për krime që nuk duan t’i bëjnë vetë, pasi minorenët nuk bëjnë burg”, thotë Artur, ish-anëtar i bandës Latin Kings.

Të rinjtë po u bashkohen bandave pasi joshen nga pushteti i tyre, kodet e veshjes dhe muzika, një nënkulturë që po shpërthen në rrjetet sociale.

Pastori Alberto Diaz dhe kisha e tij po ndihmojnë fëmijët që të largohen nga bandat. Ai konstatoi një valë rekrutimesh gjatë periudhës së pandemisë dhe kufizimeve.

“Kemi kaluar një kohë të gjatë pa shërbime shkollore dhe fëmijët e kanë konsumuar kohën në telefona dhe kompjuter, duke rënë në kontakt me bandat latine. Dhe kur ata kanë dalë në rrugë, fara tashmë ishte mbjellë”, shprehet Pastor Alberto Diaz, kisha katolike në Madrid.

Autoritetet spanjolle po dyfishojnë përpjekjet për të frenuar zgjerimin e bandave, por ekspertët insistojnë se duhet bërë më shumë me parandalimin. Pasi, siç thonë ata, të largohesh nga banda është e mundur, por të mos bashkohesh me to është më e lehtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026