Elton Bano reagon pas kërkesës së PD-së për përjashtimin e tij nga zgjedhjet

22 Shkurt 2022 | 13:08

Elton Bano e ka cilësuar shpifje arsyen për kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e tij nga zgjedhjet e pjesshme vendore.

Partia Demokratike thotë se ka fakte se Bano ka fshehur një dënim për vjedhje në Britani në periudhën 1998-2000.

Por kandidati për kryetar në Bashkinë Lushnjë deklaroi se nuk ka qenë i dënuar për asnjë vepër penale në shtetet ku ka jetuar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bano u thotë qytetarëve të Lushnjës se e shkuara e tij është e pastër.

Elton Bano është kandidat për “Shtëpinë e Lirisë” për Bashkinë Lushnjë, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026