Në tetor 2023 marrim në dorëzim inceneratorin, thotë kryebashkiaku i Fierit
Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi pranoi se inceneratori i Fierit nuk është funksional plotësisht.
Gjatë një interviste për emisionin ‘Now’, Subashi deklaroi se Bashkia Fier do marrë në dorëzim inceneratorin në tetor të vitit 2023, pasi mbaron afati 6-vjeçar i koncesionarit, që përfshin ndërtimin edhe administrimin në një kohë të caktuar.
Ai tha se nuk ka asnjë dijeni lidhur me kontratën e lidhur nga qeveria dhe firma koncesionare që ka ndërtuar inceneratorin, ndërsa sqaroi se momentalisht ai funksionon si impiant i përpunimit të mbetjeve, pa procesionin e incenerimit (djegies).
“Ne u njoftuam në maj apo qershor të vitit të shkuar që mund të fillonim të depozitonim mbetjet tek impianti i ri, që veç pjesë së djegies, pjesa tjetër kishte filluar të punonte. Inceneratori nuk është tamam ashtu, por është impianti i trajtimit dhe përpunimit të mbetjeve. Bëhet riciklimi, dhe pjesa tjetër e proceseve”, tha Subashi.
Subashi mohoi të kishte dije lidhur me kompaninë e zgjedhur për të ndërtuar inceneratorin e Fierit, teksa sqaroi se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vepron në mënyrë krejtësisht të pavarur në punën e vet.
Ai u shpreh se ishte thirrur si deklarues nga SPAK dhe se ishte i gatshëm të shkonte sërish sa herë të ishte e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta