Përfundon pas 10 orësh marrja në pyetje e Ramës për inceneratorët

23 Shkurt 2022 | 22:00

Marrja në pyetje Kryeministrit, Edi Rama në Komisionit parlamentar Hetimor për inceneratorët është mbyllur pas rreth 10 orë.

Në përfundim të mbledhjes, Rama debatoi me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku duke i cilësuar akuzat për vjedhjen e 430 milionë eurove si “turp aritmetik”.

Rama deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se janë paguar nga buxheti i shtetit 55.3 mln euro për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve dhe jo aq sa pretendon opozita.

“Buxheti i shtetit ka paguar 30.6 mln për Elbasanit, ka pasur 24.7 për  Fierin. Bëjnë 55.3 mln dhe këtu mbaron puna e buxhetit për këto investime. Ku janë këto 100 mln për Tiranën, ku janë dokumentet? Duhet të kemi të njëjtat fakte”, u shpreh ai.

Rama nënvizoi se nuk është e vërtetë shifra prej 100 mln euro, por është një fantazi e kryetares së Komisionit Hetimor.

“Një nga arsyet pse kam ndjekur këtë komision me shumë interes, është të gjejmë se ku janë, nga kanë dalë ato 430 mln euro. Këto 100 mln euro të paguara nga shteti është një fantazi e huaja”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026