Zgjedhjet serbe, jo në Kosovë
Data e zgjedhjeve ne Serbi po afron. Por, kësaj radhe, minoriteti serb nuk do të mund të votojë brenda kufirit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të qartë të martën ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu.
“Konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por edhe legjislacioni në fuqi”, tha ajo.
Ministrja Haxhiu tha se tentative e Serbisë për të organizuar zgjedhje në Kosove nuk ka të bëjë me serbët që jetojnë në Kosovë, por me pretendimet që Serbia ka ndaj territorit të Kosovës.
Për analistin Milaim Zeka, kërkesa me ngulm e Serbisë për të sjellë kuti votimi në Kosovë, është thjesht një manovër e Presidentit serb Vuçiç për më shumë vota në Serbi dhe për të matur pulsin në Kosovë.
Pro vendimit të qeverisë është edhe analisti Fatmir Sheholli, por që njëkohësisht sheh në horizont edhe presione ndaj Kosovës.
Përpjekja për të paralelizuar votimet serbe në Kosovë me rastin e qytetarëve kosovarë që votojnë në Shqipëri, nuk qëndron për analistin Sheholli.
Qytetarët e Serbisë pritet të votojnë më 3 prill të këtij viti nga ku do te dalin edhe institucionet e reja te këtij shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 20:54 Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon