Borrell kërcënon Putin: Mos na nënvlerëso

24 Shkurt 2022 | 08:43

Shefi i politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë që të mos nënvlerësojë Perëndimin.

Mëngjesin e sotëm, në një konferencë për mediat Borrell tha se Putin duhet të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.

“Janë orë të tëra të errta për Europën që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Putin duhet të ndalojë këtë agresion të pakuptimtë në këtë moment mendimet tona janë me njerëzit dhe popullin e Ukrainës, që ne i mbështesim dhe do të jemi më ta”, u shpreh Borrell.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Nga ana tjetër Kiev ka shpallur gjendjen e luftës.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026