Biden paralajmëron sanksione ndaj Rusisë: Takim me liderët e G7

24 Shkurt 2022 | 08:55

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë pasi forcat e saj ushtarake nisën një sulm ndaj Ukrainës, tha presidenti i SHBA Joe Biden.

Biden deklaroi se foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe e informoi atë mbi hapat që po ndërmerrte Uashingtoni për të mbledhur dënimin ndërkombëtar të Rusisë, duke përfshirë një takim të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Do të takohem me liderët e G7-ës dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë”, tha Biden në një deklaratë.

Presidenti nënvizoi se Uashingtoni do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026