Presidenti i Ukrainës-qytetarëve: Mos u frikësoni, do të fitojmë

24 Shkurt 2022 | 09:06

Pas vendimit të Rusisë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i bën thirrje popullit të tij të qëndrojë i qetë dhe se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendin e tyre.

Presidenti deklaroi se ka shpallur gjendjen e luftës.

“Të dashur qytetarë ukrainas. Këtë mëngjes, Presidenti Putin njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake, divizionet e rojeve kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne kemi vendosur ligjin ushtarak në të gjithë territorin e vendit tonë”, u shpreh ai.

Ai tregoi se ka pasur një telefonatë edhe me presidentin amerikan Joe Biden.

“Pata një telefonatë me Presidentin Biden. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë filluar të mbledhin mbështetjen ndërkombëtare. Sot nevojitet qetësi nga secili prej jush. Nëse mundeni rrini në shtëpi. Ne po punojmë. Ushtria po punon. I gjithë sektori i sigurisë dhe mbrojtjes po punon. Unë do të jem në kontakt të vazhdueshëm me ju. Mos u frikësoni. Ne jemi të fortë, jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi këdo sepse jemi Ukraina. Lavdi Ukrainës”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026