Kosova vendos sanksione kundër Rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar disa sanksione kundër Rusisë, të premten.
Ky vendim vjen në kohën kur Rusia po përparon në territorin ukrainas me sulme vdekjeprurëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova me këtë vendim i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë.
“Ushtria ruse është ajo e cila me këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet”, u shpreh Kurti.
“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është e re, por edhe një paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re”, shtoi ai.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se sulmi rus përbën “një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë sigurisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare në dekadën e fundit”.
Por, cilat janë këto sanksione?
Ministrja Gërvalla njoftoi se sanksionet përfshijnë:
- Ngrirje të aseteve bankare, institucioneve financiare dhe individëve
- Ndalimi i tyre në tregje financiare
- Masa kufizuese që kanë në shënjestër ndërmarrjet e rëndësishme ruse elitat dhe aktorët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë
Sanksione të forta ndaj Rusisë kanë vendosur SHBA, BE dhe Britania, sanksione të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë e Rusisë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq