BE në bisedime për të ngrirë asetet e Putin
Bashkimi Europian po diskuton për ngrirjen e aseteve të presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, konfirmon Euronews.
Thënë ndryshe, bankat e BE do ta kenë të ndaluar t’iu japin fonde, edhe pse kjo mund të varet sesa dakord do të bien me këtë vendim institucionet financiare.
Vendimi nuk do të përfshijë ndalimin e udhëtimeve, masë e cila shpesh shoqërohet me ngrirjen e aseteve, në mënyrë që të lihen hapur kanalet diplomatike.
Emri i Putin dhe Lavrov nuk përmendej në paketën e mëparshme të sanksioneve dhe ishte e paqartë nëse drafti i fundit do të ndëshkonte dy figurat më të njohura të qeverisë ruse.

Shpejtësia me të cilën po vijojnë sulmet në Ukrainë ka vënë nën trysni të madhe vendet e Perëndimit, pasi iu kërkohet që të marrin masa më të ashpra.
Sanksionet e reja pritet të shpallen mbrëmjen e së premtes dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të BE.
Sipas Fortune Magazine, Putin ka një pasuri që mund që mund të variojë nga $70 miliardë në $150 miliardë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës