Lufta prek turizmin, të gjitha rezervimet nga Ukraina janë anuluar

25 Shkurt 2022 | 16:36

Nëse konflikti Rusi-Ukrainë do të vazhdojë, pasojat do të ndihen edhe në vendet e tjera.

Në Shqipëri efekti do të jepet direkt në turizëm, pasi vizitorët nga Ukraina janë 8-fishuar në 6 vitet e fundit.

Në 2014 erdhën mbi 14 mijë turistë, ndërsa në 2021 u regjistruan mbi 110 mijë turistë. Në këtë situatë të jashtëzakonshme, sot tur-operatorët dhe hotelierët flasin për pezullime të fluturimeve nga Ukraina dhe Rusia.

“Quhet ‘pending’, quhet i pezulluar, se nuk ka asnjë lloj logjike që tani ne të pretendojmë që do vijnë 20 apo 20 e ca avionë charter në javë me situatën që është. Të gjithë rezervimet e deritanishme, por edhe të gjithë ato që ishin parashikuar të vinin sipas kontratave në Shqipëri, do të quhen të pezulluara”, thotë Rrahman Kasa, kryetari i Shoqatës së tur-operatorëve.

Burimi: Instat

Turistët ukrainas janë shumë të rëndësishëm për biznesin e turizmit shqiptarë. Janë turistë që zënë rreth mbi 20% të tregut të turizmit shqiptar. Përveç kësaj janë edhe turistë që përveçse pushojnë në strukturat hoteliere shqiptare, ata janë edhe të interesuar historinë dhe kulturën shqiptare.

Operatorët dhe sipërmarrësit shpresonin që 2022 do të kapte shifrat e vitit më suksesshëm turistik deri më tani atë të 2019, që regjistroi mbi 5 milionë vizitorë të huaj.

“Në qoftë se viti që kaloi kishte 12 deri në 14 avionë në javë, sivjet pretendonim që mund të vinin nga 16 deri në 18 avionë në javë nga Ukraina. Turistë, të cilët nëse konflikti do të zgjasë, nuk do të jenë pjesë hoteleve tona dhe do të jetë një dëm shumë i madh ekonomik për hoteleritë shqiptare”, shprehet Fatos Çerenishti, sipërmarrës.

Aktorët kryesorë në turizmin vendas shpresojnë që kjo situatë mos të ndikojë as në vendet e tjera sidomos në Poloni, e cila mban vendin e parë për numrin e turistëve që sjell në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026

Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë...
09:29 | 23/07/2026