Sekuestrimi i 1 mln eurove, Euronews Albania tregon si prodhohen paratë false
Euronews Albania ka siguruar pamjen e pajisjes së sofistikuar që dyshohet të ketë prodhuar paratë false që u kapën në Rinas javën e kaluar.
Agjentët e krimit ekonomiko-financiar arrestuan në Tiranë edhe shtetasen zvicerane Jeniffer Chollet.
39-vjeçarja dhe kamerunasi Zinedine Nkeh, i ndaluar të enjten dyshohet se janë dy bashkëpunëtorët e Josoua Ngankam, për të cilin Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg.
Në banesën ku qëndronte zvicerania policia gjeti sërish lastra dhe kimikate të cilat bënin të mundur pastrimin e defekteve të kartëmonedhave të falsifikuara.

Zinedine Nkeh, nga ana tjetër mësohet se është personi i cili do të priste paratë.
Ai i kishte dhënë kamerunasit tjetër një adresë hoteli në zonën e Laprakës që do të shërbente si vendtakimi për dorëzimin e valixhes.
Përmes oficerit të kontaktit, edhe autoritetet franceze kanë nisur hetimet me dyshimet se pas eurove false fshihet një grup më i gjerë falsifikatorësh.
Sipas dosjes hetimore që siguron Euronews Albania, shtetasi kamerunas Josoue Ngankam ka deklaruar se valixhen ku u gjetën eurot false ja kishte dhënë në Paris një shtetas me emrin Toni, ende i paidentifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në