Përditësime LIVE 26 shkurt: Dita e tretë e sulmit rus në Ukrainë

26 Shkurt 2022 | 19:00

19:06 – Mijëra qytetarë në Estoni dalin në shesh në solidaritet me Ukrainën

Mijëra vetë kanë dalë në sheshet e Tallin në Estoni në mbështetje të Ukrainës. Qytetarët u mblodhën në “Sheshin e Lirisë” të shtunën pasdite në shenjë solidariteti me luftën në Ukrainë.

18:59Ukrainasit kërkojnë ndihmë, dyndje në kufij për t’u larguar

Me mijëra qytetarë ukrainas kalojnë ditët dhe netët të bllokuar në trafik dhe në kufij me shpresën se do të largohen nga vendi i tyre, i cili po përjeton sulme të njëpasnjëshme.

18:45Kina dhe India neutrale ndaj Rusisë

Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që “dënon” pushtimin rus në Ukrainë.

18:43 – ‘Fshini fjalët pushtim e luftë’, Rusia urdhër mediave vendase

Agjencia ruse e monitorimit të mediave urdhëroi mediat vendase që të fshijnë raportimet ku përdoren fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte.

18:26 – Gjermania heq bllokadën, lejon dërgimin e armëve në Ukrainë

Gjermania ka hequr bllokadën për armët vdekjeprurëse. Berlini ka autorizuar Holandën që të dërgojë në Ukrainë 400 granatë hedhëse për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

17:48Rusia brenda pak ditësh jashtë sistemit SWIFT

Vendimi për të hequr Rusinë nga sistemi global i pagesave bankare SWIFT, do të merret brenda pak ditësh.

17:05Mbi 115.000 ukrainas kalojnë kufirin drejt Polonisë

Më shumë se 115.000 persona kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha një ministër polak.

16:59Sa miliardë € po i kushton Putinit një ditë luftë në Ukrainë?

Lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit të Vladimir Putin për shkak të vetëbesimit të lartë të Kremlinit, planit të dobët taktik dhe tronditjes nga rezistenca e ushtrisë së Ukrainës, pretendojnë shërbimet e inteligjencës.

16:42Kush është Vladimir Putin, ‘vogëlushi’ i KGB që po kërcënon botën

I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 69-vjeçar të Kremlinit u brumos gjatë fëmijërisë së tij. Putin është rritur pa prindërit e tij biologjikë, nga një familje kujdestare.

15:54Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA

Trupat e Rusisë vazhdojnë sulmin për të marrë kontrollin e Kievit si dhe qytete të tjera të Ukrainës, ndërsa banorët e kryeqytetit kanë kthyer në strehë sistemin e metrosë në ditën e tretë të luftës.

15:53Reznikov: Kemi vrarë më shumë se 3000 rusë, Ukraina po fiton!

Për më shumë se 2 ditë, Ukraina po përballet me ushtrinë ruse e cila ka nisur një pushtim të fuqishëm nga toka, deti dhe ajri.

15:14Turqia i mbyll Rusisë kalimin në Detin e Zi, thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka lajmëruar se Turqia ka bllokuar hyrjen e anijeve ushtarake ruse në Detin e Zi.

14:56 – Estonia ndalon fluturimin e avionëve rusë në hapësirën e vet ajrore

Vende të ndryshme të botës po ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore.

14:38 – Rusia reagon ndaj sanksioneve të SHBA-së duke kërcënuar hapësirën

Rusia ka kërcënuar SHBA-në duke thënë se sankionet ndaj tyre mund të kenë pasoja të rënda mbi Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

14:30-Ambasadori ukrainas: Italia, Franca, Qipro pro shkëputjes së Rusisë nga Swift

“Nëse deri dje shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi i pagesave Swift, sapo presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit”. Kështu deklaroi ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

13:40-Shumica e forcave ruse 30 km larg Kievit, thotë ministri britanik

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë larg vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit, tha të shtunën Ministria britanike e Mbrojtjes.

13:22- Kina dhe India neutrale ndaj Rusisë, abstenojnë rezolutën e OKB-së

Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që “dënon” pushtimin rus në Ukrainë. Vetoja e Moskës ishte e pritshme, por Kina dhe India absetuan.

12:48- Rreth 100 mijë ukrainas strehohen në Poloni

Rreth 100 mijë ukrainas kanë kaluar tashmë në Poloni që nga fillimi i bombardimeve në Ukrainë, thotë agjencia e Gardës Kufitare të Polonisë.
12:30- Forcat ukrainase mbrojnë qytetin e Lviv, zmbrapsen trupat ruse

Forcat ukrainase kanë mundur të mbrojnë qytetin perëndimor të Lviv, duke zmbrapsur forcat ruse. Deri më tani, shumica e luftimeve janë përqendruar në lindje, veri dhe jug të Ukrainës.

11:41- Zelensky: Po mbrojmë vendin, tokën dhe të ardhmen e fëmijëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se ushtria e tij po mbron vendin, tokën dhe të ardhmen e fëmijëve. Në një fjalim drejtuar popullit të Ukrainës pak minuta më parë, ai tha se Kievi dhe qytetet kyçe rreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria ukrainase.

11:21-Qytetarët kërkojnë të largohen nga Ukraina

Me mijëra qytetarë ukrainas kalojnë ditët dhe netët të bllokuar në trafik dhe në kufij me shpresën se do të largohen nga vendi i tyre, i cili po përjeton sulme të njëpasnjëshme.

11:08- Polonia anulon ndeshjen me Rusinë

Polonia nuk do të luajë eleminatoret e Kupës së Botës 2022 me Rusinë në Moskë më 24 mars për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

11:00- 198 ukrainas të vrarë deri tani, mes tyre 3 fëmijë

198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë gjatë tre ditëve luftimeve kundër pushtimit rus, sipas ministrit të Shëndetësisë të vendit, Viktor Lyashko.

10:52- Zelensky: Është koha për të vendosur që Ukraina të anëtarësohet në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se tani është një moment vendimtar për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

10:30- 35 civilë të plagosur nga sulmet në Kiev, mes tyre 2 fëmijë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha  se 35 persona u plagosën nga bombardimet gjatë natës në Kiev. Mes të plagosurve rasportohet se janë edhe dy fëmijë, tha ish-kampioni i boksit.

09:46- Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi sulmuar vetëm bazat ushtarake

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se nisi sulme me raketa  gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë,  por pretendoi se kishte në shënjestër ekskluzivisht infrastrukturën ushtarake.

09:38- Forcat ruse pushtojnë qytetin e parë të rëndësishëm të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se kanë pushtuar qytetin Melitopol në jug të Ukrainës. Rreth 150.000 ukrainas jetojnë në Melitopol.

09:19- Luftime 4 km larg godinës së Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës

Mbrëmë ka pasur luftime në një pjesë të autostradës ‘’Prospekt Peremohy’ afër qendrës së Kievit. Luftimet u zhvilluan vetëm 4 km larg nga ndërtesa ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

08:45- Franca dërgon armë në Ukrainë

Autoritetet franceze kanë dërguar armë në Ukrainë, ndërkohë trupat ruse po avancojnë në kryeqytetin Kiev. “Lufta do të zgjasë, ne duhet të përgatitemi për të”, u shpreh në një postim në Twitter presidenti Emmanuel Macron.

08:43- Rreth 2 mijë të arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi

Mijëra qytetarë rusë dolën në rrugë në qytete të shumta anembanë Rusisë për të dënuar sulmin e vendit ndaj Ukrainës në ditët e fundit. Më shumë se 1 800 persona u arrestuan nga policia.

08:15- Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA për t’u evakuar nga vendi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për ta ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane. Ai është i vendosur se do të qendrojë për të lufturar kundër rusëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026