Zelensky: Po mbrojmë vendin, tokën dhe të ardhmen e fëmijëve

26 Shkurt 2022 | 11:41

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se ushtria e tij po mbron vendin, tokën dhe të ardhmen e fëmijëve.

Në një fjalim drejtuar popullit të Ukrainës pak minuta më parë, ai tha se Kievi dhe qytetet kyçe rreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria ukrainase.

“Jemi ngritur në këmbë dhe kemi luftuar me sukses sulmet e armikut. Luftimet po vazhdojnë. Në shumë qytete dhe zona të shtetit tonë. Por ne e dimë se po mbrojmë vendin, tokën, të ardhmen e fëmijëve. Kievi dhe qytetet kyçe rreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë. Zaptuesit donin të bllokonin qendrën e shtetit tonë dhe të vendosnin këtu ‘marionetat’ e tyre, si në Donetsk. Ne e thyem idenë e tyre”, u shpreh presidenti.

Për lajme më shumë rreth ngjarjes klikoni këtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026