Refugjatët ukrainas radhë të gjata në acar
Lufta me Rusinë thellohet ndërsa refugjatët ukrainas po kërkojnë strehim në Poloni. Rreshti i makinave arriti në 40 kilometra, ndërsa qytetarët pritën në acar, në qytetin kufitar të Lvivit.
Ushtarë dhe oficerë policie kontrolluan dokumentet dhe bagazhet e refugjatëve, një tjetër arsye kjo e radhëve të gjata.
Ndërkohë, shoferët polakë përfituan nga situata duke u marrë para refugjatëve, sidoqoftë kjo nuk funksionoi pasi u kapën nga rojat kufitare.
Ukrainasit kanë të drejtë të qëndrojnë për një periudhë të shkurtër në BE pa viza. Pozita gjeografike e Polonisë dhe afërsia me Ukrainën e bëjnë vendin destinacionin më të përshtatshëm për njerëzit që i largohen luftës.
Polonia ka hapur 8 qendra pritëse për refugjatët ukrainas në kufirin dypalësh, në pjesën jug-lindore të vendit. Ndërkohë, sipas një njoftimi të fundit të agjencisë së OKB-së për refugjatët, janë rreth 150 mijë ukrainasit që po kërkojnë strehë në vendet fqinje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:06 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes