Protesta kundër luftës para ambasadës ruse në Tiranë

27 Shkurt 2022 | 17:20

Qytetarë të shumtë u mblodhën në shenjë proteste përpara ambasadës ruse në Tiranë, të dielen.

Ata bënë thirrje që të ndalet agresioni rus i cili deri tani u ka marrë jetën dhjetëra civilëve dhe qindra ushtarëve.

Për të kundërshtuar sulmin rus ndaj Ukrainës, – sulm i cili vijon për katër ditë me radhë -, demostruesit shpalosën një flamur të madh, ukrainas.

“Stop luftës”, “Putin, terapia kushton më pak se lufta”, “Bota duhet ta ndalojë Rusinë”, shkruhet në pankartat në duart e protestuesve.

 

Protesta kundër luftës janë zhvilluar edhe herë të tjera para ambasadës ruse në Tiranë, që prej fillimit të sulmit rus.

Protesta janë zhvilluar edhe në vende të tjera të Europës si Gjermania, Britania, Italia, si edhe Rusia.

Në Rusi policia ka arrestuar rreth 4000 mijë protestues që kanë ngritur zërin kundër luftës në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026