Plazh në pandemi, operatori turistik tregon avantazhet e Veliopjës: Jo vetëm s’do ketë rritje çmimesh, por po mendojmë t’i ulim
Teksa kulmi i sezonit të plazhit po afrohet operatorët e shërbimit ende janë të paqartë mbi mbarëvajtjen e sezonit këtë vit. Ministria e Turizmit në bashkëpunim me atë të Shëndetësisë kanë shpërndarë protokollet e higjienës për parandalimin e COVID-19, ndërsa strukturat akomoduese ende nuk kanë nisur zbatimin e tyre.
Për të diskutuar më shumë mbi këtë temë, ishte në një lidhje live me Euronews Albania një nga operatorët turistikë të zonës së Velipojës, Lekë Marku.
Teksa tha se operatorët turistikë të zonës i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me protokollin e sigurisë në kuadër të situatës nga COVID-19 z. Marku zbuloi edhe përparësitë që ka plazhi i Velipojës në kushtet ku ndodhemi.
“Në respekt të plotë me masat për situatën nw tw cilwn ndodhte vendi java e fundit ka shërbyer për t’u përgatitur që çdo gjë të jenë në rregull për fillimin e sezonit. Velipoja ka disa avantazhe në krahasim me disa plazhe të tjera, pasi natyra ja ka falur dhe njerëzit e kanë përdorur mirë natyrën.
Me bregdetin e gjerë, rreth 12 km, 6 km nga të cilat janë të përdorshme, siguron një akomodim të mbi 100 mijë turistëve. Këtu bëhet më e thjeshtë me kushtet e reja pasi shumica e shërbimeve të lokale e restoranteve bëhet në ambient të hapur”, tha z. Marku.
I pyetur lidhur me çmimet që do të aplikohen këtë vit nisur edhe nga ajo që publikohet në disa media për shifra abuzive, z. Marku tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Velipojë, ku sipas tij çmimet jo vetëm nuk do të rriten, por nisur nga situata ekonomike për shkak të virusit po diskutohet me operatorët e tjerë për të siguruar një çmim më të pranueshëm.
Klientët më të rëndësishëm për Velipojën mbeten shtetasin kosovarë të cilët siç tha ai, mezi po presin të hapen kufijtë
“Kosovarët janë oksigjeni që i japin vlerë turizmit në Velipojë, ata janë shumë të interesuar, iu kemi thënë se nuk do ketë rritje të çmimeve dhe sapo të hapen kufijtë do t’i presim si miq si gjithmonë”, tha ai.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane