President i përpiktë, zëdhënësi i Metës konfirmon praninë e tij për të dëshmuar në Kuvend

6 Shtator 2019 | 13:36

Të mërkurën, vetëm një ditë pasi Komisioni Hetimor miratoi planin që do të ndjekë mazhoranca për shkeljet e mundshme të kreut të shtetit në lidhje me zhdekretimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve lokale, presidenti Ilir Meta reagoi në rrjetin social Facebook për të theksuar se “mezi pret të kthehet në Parlament”.

Këtë e bëri duke inskenuar një “bombardim” të tij me “SMS” nga ana e gazetarëve, të cilët e pyesnin me kërshëri “nëse do të shkonte në Parlament” për të dëshmuar.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më ‘çmendët’ me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruante presidenti dy ditë më parë, në një postim të shoqëruar me një foto nga betimi i tij si President në Parlamentin shqiptar, më 28 prill të 2017-s.

Menjëherë pas deklaratës së kreut të shtetit në rrjetet sociale, Kuvendi nisi lëvizjet e tij dhe vendosi ta thërrasë Metën për të dëshmuar në komision të hënën e 9 shtatorit, në orën 10:00, një orar i rakorduar mes të gjitha palëve.

Por pavarësisht akordit, zëdhënësi për shtyp i Presidencës, Tedi Blushi ka zgjedhur të ironizojë disi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Blushi sqaron ndër të tjera se kreu i shtetit do të jetë të hënën në Kuvend në një orar të përpiktë, madje më herët nga ç’i është kërkuar.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se, ditën e hënë, presidenti Meta në orën 09:59 do të jetë në Parlament”, shkruan Blushi.

Zhdekretimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike. Zgjedhjet u zhvilluan gjithsesi, edhe pse pa praninë e partive kryesore opozitare, por pavarësisht se Partia Socialiste në pushtet i fitoi të gjitha bashkitë e vendit, me përjashtim të njërës, gara u cilësua nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it si pa konkurrencë.

Hapi i parë procedural që do të ndiqet të hënën është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3, të Rregullores së Kuvendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026