‘Serbia përbën rrezik, një Rusi e Vogël në Ballkan’, thotë ish-ministri

28 Shkurt 2022 | 22:29

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thotë se shënjestra e Rusisë është Ukraina, por qëllimi është Evropa.

“Fillon me zonën Balltike, me Evropën Juglindore për të ardhur në Ballkan. Me atë që po ndodh në Bosnje, duket qartë që ka një mbështetje ruse”, tha Mediu.

Ish-ministri theksoi se është e habitshme se si në një kohë krize, Serbia shpenzon 2 miliardë euro për blerje armësh nga Rusia.

“Rusisë i intereson që të ketë një ‘Rusi të vogël’ në Ballkan dhe kjo është Serbia. I intereson një partner jo vetëm politik dhe ta ketë pjesë të agjendën”, tha ai.

Mediu shtoi se këtë e ka bërë të qartë Putini duke e përmendur Ballkanin Perëndimor si zonë të ndikimit të Rusisë.

Sipas tij kanë forcë shumë të madhe inteligjente dhe ushtarake në Serbi dhe kanë peshë ekonomike në disa vende të tjera si në Kroaci dhe Bullgari.

Ish-ministri tha se shqiptarët duhet të gjejnë rrugën që të mos i japin frymëmarrje politikës së Serbisë dhe zgjerimit të influencës së saj në Ballkan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026