Leclerc dominon sesionin e parë të provave të lira në “shtëpinë” e Ferrarit

6 Shtator 2019 | 14:10

Charles Leclerc bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse për Ferrarin, duke udhëhequr sesionin e parë të provave të lira të kësaj të premteje në Monza, pistën “e shtëpisë” ku do të zhvillohet edhe gara e vlefshme për Çmimin e Madh të Italisë në fundjavë.

Piloti 21-vjeçar monegask, i cili vjen me një motiv më shumë pas sigurimit të fitores së parë në Formulën 1 gjatë garës së Belgjikës fundjavën e kaluar, regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 27 sekonda dhe 905 të mijëtat, në një sesion të karakterizuar nga moti i keq e me reshje.

Ferrari dhe Monza festojnë së bashku 90-vjetorin e tyre këtë fundjavë, arsye për të cilën interesi i shikuesve ishte tejet i madh edhe gjatë kësaj të premteje, pavarësisht kushteve atmosferike.

Paraditja e sotme shënoi gjithashtu edhe tri ndërprerje të sesionit të provave të lira, ndërkohë që ndjekësit më të afërt të pilotit të ri të “kokëkuqes” janë Carlos Sainz dhe Lando Norris, që të dy me McLaren.

Pesë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, fitues vitin e kaluar me Mercedesin e tij në Monza, vendosi vetëm kohën e katërt më të shpejtë, me 1 minutë, 28 sekonda dhe 73 të qindtat, ndërsa gjermani i skuderisë nga Maranello, Sebastian Vettel u rendit i teti, me 2.6 sekonda më ngadalë sesa shoku i tij.

Britaniku Hamilton udhëheq me 65 pikë përkundrejt shokut të tij të skuadrës, finlandezit Valtteri Bottas, shkak për të cilin kompanitë e basteve ngrenë tashmë pyetjen se “kur” do të fitohet titulli kampion prej tij, në vend që të kuptohet opsioni “a do ta fitojë”.

Gjatë këtij sesioni të parë, ish-ferraristi Kimi Raikkonen dhe Sergio Perez u përplasën për shkak të kushteve të rënda të pistës, sikurse edhe Bottas që e mbylli vetëm në vendin e 9. Flamuri i tretë i kuq erdhi pas aksidentit të Pierre Gasly.

Sa i përket skuderisë Red Bull, tajlandezi i lindur në Britani Alexander Albon regjistroi kohën e pestë më të mirë, ndërsa holandezi Max Verstappen kapi vetëm vendin e 7, por garën pritet ta nisë nga radha e fundit për shkak të ndryshimit të motorit, sikurse edhe Gasly e Norris.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasi e shikoi në ceremoninë e Trump, Zuckerberg i bën like fotos së Lauren Sanchez

Mark Zuckerberg është përfshirë në një tjetër polemikë pasi pëlqeu një foto provokuese të Lauren Sanchez, vetëm disa orë pas bujës që bëri kur u...
08:56 | 22/01/2025

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e përshëndeti progresin e arritur nga Maqedonia

  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e përshëndeti progresin e arritur nga viti 2013 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë...
08:08 | 03/10/2019

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e përshëndeti progresin e arritur nga Maqedonia

  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e përshëndeti progresin e arritur nga viti 2013 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë...
08:08 | 03/10/2019