2 planet e Putinit në Serbi për të rrit ndikimin në Ballkan sipas Demirajt

1 Mars 2022 | 22:20

Dritan Demiraj, ish-komando i Forcave Ushtarake, thotë se Rusia ka synim për të rritur ndikimin në Ballkanin Perëndimor përmes dy projekteve në Serbi.

Sipas Demirajt, Putini në takimin e fundit me Vuçiç mbajtur në dhjetor 2021, i ka kërkuar të hapë një bazë të dytë ushtarake pas asaj që ka aktualisht në Nish.

“Qendra në Nish, e shërbimeve sekrete ruse është për veprimtari diversioniste në Ballkan. Brenda kësaj qendre është instaluar një nga pajisjet më modern të Rusisë e luftës elektronike e cila mundëson përveç të tjerave përgjimet e mesazheve të vendeve të NATO-s. Fuqia e saj arrin deri në Greqi, detin Mesdhe”, tha ai.

Demiraj tha se kërkesa e Putinit erdhi pasi Vuçiç i kërkoi që të ulte çmimin e gazit, ndërsa synohet gjithashtu të ndërtohet një central bërthamor për prodhimin e energjisë.

Ai shtoi se kryeministri Rama ka përgjegjësi për të bërë të qartë pozicionin e tij dhe daljen nga Open Ballkan. Gjithashtu ai kërkoi që të mbahet qëndrim edhe për synimet e Rusisë.

“Një nga kërkesat e Vuçiç ishte ulja e çmimit të gazit, por nga ana tjetër Putini i kërkoi hapjen e një baze të dytë ushtarake. Ky është një gabim shumë i madh për ne. Konteksti do të jetë për të rrit prezencën ruse në Ballkanin Perëndimor. Synimi tjetër është ngrija e një centrali bërthamor që do të kushtojë 10 miliardë dollarë, i cili e kthen Serbinë automatikisht në fuqi energjetike në Ballkan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026