Apeli i epidemiologut Alimehmeti për rikthimin e COVID-19: Mos shkoni në gjueti me sy mbyllur
Epidemiologu, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria e ka kaluar tashmë ciklin e coronavirus dhe ndaj numri i të prekurve ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Por, pavarësisht se në 11 ditët e para të muajit maj, në vend nuk ka asnjë viktimë dhe të infektuarit kanë qenë të pakët, z. Alimehmeti shpreh shqetësim për mungesën e të dhënave shkencore mbi numrin e popullsisë që e ka kaluar COVID-19.
“Sa është i përhapur vërtetë virusi nuk mund ta themi dot vetëm përmes tamponit, tamponi është vetëm një fotografi e momentit. Mund të themi që për momentin ky virus e ka bërë ciklin e vet, pasi që në fillim mendohej se do të ishte rreth 10 javë, pra rreth 70 ditë. Ne sot jemi në ditën e 100-të dhe mund të themi qartësisht se këtë cikël e kemi plotësuar”, tha mjeku.
Z. Alimehmeti theksoi më tej se me rritjen e temperaturave, në vendin tonë do të ulë ndjeshëm mundësinë për t’u infektuar nga coronavirus, por kjo nuk do të thotë se do të zhduket plotësisht. “Fuqia e virusit ulet në temperaturë të lartë. Nuk e zhdukin komplet por e minimizojnë mundësinë ngjitëse të tij në temperatura të larta. Shfaq një sezonalitet, por ndryshe nga gripi, coronavirus në verë nuk zhduket komplet. Temperatura do na ndihmojë shumë por nuk do ta zhdukë. Ky virus jeton shumë pak në ambient me diell”, u shpreh epidemiologu.
Ai bën thirrje për kryerjen e studimeve për të kuptuar se sa është numri i personave që e kanë kaluar COVID-19, e cila do të tregonte dhe përqindje e popullsisë që ka krijuar imunitet ndaj virusit pasi do të rikthehet sërish në vjeshtë. “Patjetër do të ketë një rikthim por do të shohim sa do të jetë vlera e tij. Për të pas më të qartë fotografisë si do të ndodhë kjo, ne kemi nevojë të dimë sot sa për qind e njerëzve e kanë kaluar. Pa këtë ,ne shkojmë në gjueti me sytë mbyllur. Pra, po të godasim, do të godasim, thjesht prej fatit dhe jo prej shënjestrës. Duhet të bëjmë studimet tona në mënyrë që të kemi fotografinë e duhur për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, tha z. Alimehmeti.
Lidhur me teoritë se virusi është krijuar në laborator, ai tha se, nuk ka asnjë provë dhe asnjë studim të vetëm që e mbështet këtë ide, pasi të gjitha studimet tregojnë se është krijuar nga natyra. “Së pari nuk ka asnjë provë dhe asnjë studim të vetëm që ky virus është krijuar në laborator. Ky virus është krijuar në mënyra natyrore dhe nga kafshët është transmetuar tek njeriu. Për sa do të kemi ne jetë viruse dhe bakter të reja do të ketë gjithmonë”, deklaroi mjeku.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta