Tabaku: Paketat e qeverisë nxitën informalitetin, biznesi nuk u ndihmua
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një lidhje direkte në Euronews Albania, u shpreh se edhe në kohë krize, qeveria nuk ka mbështetur biznesin e ndershëm, por vetëm disa oligarkë, ndërsa me paketat e saj të ndihmës financiare ka nxitur informalitetin.
“Nuk është e vërtetë që qeveria është fokusuar te grupet që kanë mbetur pa punë dhe kanë pasur më shumë nevojë, qeveria është treguar diskriminuese, nga 120 mijë biznese të vogla, ka mbështetur vetëm 30 mijë megjithëse u mbyllën të gjithë masivisht, qeveria nuk ka promovuar punësimin, por ka nxitur informalitetin, ka nxitur bizneset t’i hiqnin punonjësit nga puna, në vend që të bënte të kundërtën të nxiste mbajtjen e tyre në punë,” – tha Tabaku teksa tregoi disa nga shqetësimet që kishin shprehur bizneset në takimin e së hënës të thirrur nga Partia Demokratike.
Ish-deputetja theksoi se ishte e vetëdijshme se Shqipëria nuk ka një buxhet të madh, por ajo këmbënguli se qeveria mund të bënte të njëjtin menaxhim sikurse bënë vendet e rajonit.
Këtu ajo përmendi rastet e Maqedonisë së Veriut, apo Kosovës. Keqmenaxhimin ajo ia faturoi faktit se, sipas saj, shteti shqiptar ka “politikanët më të korruptuar dhe më pak me vizion të rajonit”.
“Në Maqedoninë e Veriut janë humbur 6 mijë vende pune, në Kosovë janë fituar 6 mijë vende, ndërsa në Shqipëri thuhet se janë humbur mbi 60 mijë, por që për shkak të informalitetit shifrat mund të jenë më të mëdha,” – tha Tabaku.
Sipas opozitës gjendja ekonomike nën pandeminë e COVID-19 nxori në pah problemet e vërteta që ka pasur vendi.
Kriza po tregon që ekonomia shqiptare nuk kishte vizion dhe strategji, kishte taksa shumë të larta, nuk kishte asnjë model rritjeje, investonte në qendra ineficente qytetesh, të cilat nuk sillnin asnjë të ardhur në ekonomi, investonte në koncesione dhe partneritete korruptive publik-privat të cilat e kanë zhytur buxhetin në borxhin më të lartë në rajon dhe nuk pati asnjëherë ndonjë politikë për të mbështetur ata që kanë nevojë,” – këmbënguli Tabaku, e cila analizoi se qeveria duhej të kishte parasysh që nëse ekonomia do të humbiste 1 miliardë dollarë nuk mund të rikuperohet vetëm me 64 milionë ndihma ekonomike apo pako ushqimore.
Lexoni gjithashtu:
Mungojnë blerësit, tregtarët të shqetësuar për biznesin e tyre, janë drejt falimentimit
Dorian Teliti: Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan për mbështetjen e dhënë ndaj ekonomisë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta