Shtohen rastet COVID-19 në Kosovë, Shpend Ahmeti: Një klinikë private është kthyer në vatër infeksioni
Pas një situate dy javore cila dukej drejt normalizimit, dy ditët e fundit janë shtuar rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë.
Vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 persona pozitivë, ndërkohë që të shëruar janë vetëm 2 persona. Edhe Komuna e Prishtinës e cila ishte një ndër qytetet që nuk kishte raste pozitive përgjatë 10 ditëve, por tashmë është kthyer në një zonë me rrezik.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha në Euronews Albania se një spital gjinekologjik në periferi të kryeqytetit është kthyer në vatër të re infeksioni.
“Është e saktë se kishim gati tetë ditë që nuk kishim asnjë rast të ri. Numrin e pacientëve aktivë e kishim tre, dhe në tre ditët e fundit kemi pasur në Prishtinë më pak, por edhe në komunat e tjera kemi pasur rritje, që është pasojë e një spitali privat në periferi të Prishtinës, një spitali gjinekologjik, që siç duket për shkak të lëvizjes së lirë të mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë, ku është zbuluar një paciente që ka shkuar në QKUK dhe ka rezultuar pozitive. Kemi parë që ajo punon në atë spital dhe ne kemi testuar edhe personelin tjetër të klinikës private. Lajmi i mirë është se nuk e kemi numrin e personave aktivë, që kanë qenë tek piku para tre javësh. Ne kemi 200 raste aktive në krejt Kosovën. Shumica e tyre janë në gjendje të mirë”, tha ai.
Ai theksoi se me lehtësimin e masave, shumë qytetarë janë ndjerë më të çliruar, ndërsa kjo ka shkaktuar trafik në Prishtinë. Kreu i Prishtinës bën apel për qytetarët të repektojnë masat mbrojtëse duke përdoruar maska dhe doreza.
“I respektojnë në masë të madhe, por Prishtina është kryeqytet dhe qytetarët me lehtësimin e masave janë ndjerë më të lirë. Mbrojtja kryesore janë maskat dhe dorezat. Njerëzit janë lodhur pak nga karantinimi. Kur s’ka pasur makina ka më shumë gjelbërim. Qytetarët po i respektojnë masat, por varësisht prej numrave sot dhe nesër duhet të jenë më të kujdesshëm”, u shpreh Ahmeti.
Mes tjerash, z. Ahmeti tha se komuna që ai drejton ka aplikuar disa masa lehtësuese për bizneset.
“Ne si komunë i kemi marrë disa masa që të lirojmë nga taksat gastronominë dhe hotelerinë”, theksoi ai.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin