Mesazhet e Yuri Kim për politikën shqiptare, Armand Shkullaku: Doja të ishte më kritike
Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Armand Shkullaku ka analizuar mesazhet e intervistës në “Ilva Now” të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ai tha se vendimi i ambasadores për të komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë më qytetarët tregon se znj. Kim nuk ka besimin ndaj politikës dhe institucioneve tona.
“Viheshin re disa shqetësime te ambasadores amerikane. Në radhë të parë, gjatë intervistës ajo preferon si burim më të sigurt komunikimin me qytetarët dhe kjo tregon mosbesimin ndaj politikës dhe institucioneve. Komunikimi i saj i drejtpërdrejtë është një parje e realitetit shqiptar. Do të kisha dashur një gjuhë më të drejtpërdrejtë. Do kisha dashur të ishte më kritike dhe autokritike sa i takon reformës në drejtësi. Nuk është vetëm përgjegjësia jonë. E gjithë drejtësia për të prodhuar organe vendimmarrëse të pavarura është ende larg”, tha ai.
Zoti Shkullaku kritikoi rolin e SHBA dhe të BE-së për reformën në drejtësi. Ai tha se e vetmja gjë që duan shqiptarët nga ambasadorët është që mos të bëhen palë me asnjë krah politik.
“Paraardhësit e ambasadores së SHBA dhe të BE, kanë pasur për qëllim mbylljen e një reforme në letra. Shqipëria në të gjithë klasifikimet e organizatave të lirisë së shprehje po përkeqësohet, ndërsa kryeministri ynë po rreshtohet në krah të liderëve autoritarë të cilët kanë qëndrim armiqësor ndaj medias. Ne jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese. Ne nuk mund të presim që këtë punë ta na e zgjidh ambasadorja. Ne kërkojmë nga SHBA të mos bëhen palë, deri më sot ky ka qenë problemi ynë”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:54 Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën