Emocionet njerëzore në “Infektiv”, Esmeralda Meta: Jemi bërë të afërm për të sëmurët
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me COVID-19, ndërsa ky tregues shihet me pozitivitet nga vetë mjekët. Mjekja infeksioniste, Esmeralda Meta theksoi në “Ilva Now” se qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social, pa anashkaluar përdorimin e maskave dhe doreza në vende ku ka grumbullime masive.
“Është e vërtetë se vihet re një ulje e rasteve. Këto janë nota pozitive për ne. Hapja graduale që po bëhet influencon në parashikimet tona, do rritet apo do kemi raste të reja, kjo do të shihet në ditët në vijim. Ne vendet ku bëhet pazar, duhet të jemi të kujdesshëm dhe qytetarët të bëjnë kujdes pasi viroza nuk është zhdukur”, tha ajo.
Mjekja tregoi detaje për gjendjen e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT, por edhe ndjesitë, të cilat i kanë përjetuar doktorët gjatë trajtimit të të sëmurëve me COVID-19.
“Kemi të shtruar, numri është më i pakët në krahasim me javën e shkuar. Të shtruarit janë në gjendje shëndetësore të mesme, por ka edhe ata që janë në gjendje të rëndë. Ne ishim mjekë dhe të afërm për këta të sëmurë”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:54 Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën