PS fiton Bashkinë Vorë, kandidati i PD s’arrin as 700 vota
Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ka fituar garën për Bashkinë e Vorës.
Shera ka marrë mbi 7 500 vota duke mundur me një diferencë të thellë kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’, Lulzim Vrana, i cili mori 2 589 vota.
Kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku ka marrë vetëm 687 vota në garën për bashkinë e Vorës.
Në procesin zgjedhor morën pjesë pak më shumë se 11 mijë votues, që përbëjnë 36% të zgjedhësve në këtë bashki.
Numërimi i votave është kryer në mënyrë elektronike, ku 209 kanë rezultuar të pavlefshme.
Pak pas publikimit të rezultatit, përfaqësuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se pas kësaj fitoreje presin dhe në Rrogozhinë të marrin mbi 50% të votave.
Veliaj tha se procesi i votimit dhe numërimit ka qenë elektronik dhe roli i komisionerëve ka qenë dytësor.
Ai foli për nevojën e depolitizimit të administrimit të zgjedhjeve dhe ofrimin e votimit dhe numërimit elektronik në të gjithë vendin.
“U provua se funksionoi dhe pse jo që në zgjedhjet e ardhshme të kalojmë në një proces të tillë”, tha Veliaj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet