Kosta Rikë, sekuestrohet 1 ton kokainë; droga me destinacion Roterdamin

13 Maj 2020 | 13:49

Policia e Kosta Rikës sekuestroi në 24 orët e fundit mbi 1 ton kokainë të pastër, të fshehur në një kontejner që po transportonte lëng ananasi.

Lënda narkotike, sipas autoriteteve lokale, kishte si destinacion qytetin e Roterdamit, në Holandë, ku e hedhur në treg do të sillte miliona euro fitime.

Ministri i Kosta Rikës për Sigurinë Publike, Majkëll Soto sqaroi se oficerët e anti-drogës po e mbikëqyrnin ngarkesën dhe më pas e ndaluan atë.

Bëhet fjalë për ngarkesën e tretë të madhe të drogës që autoritetet sekuestrojnë në 6 muaj. Më 15 shkurt, ato zbuluan 6 tonë kokainë të fshehur në një kontejner, që kishte gjithashtu destinacion Roterdamin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026