Oerd Bylykbashi: Çdo reformë zgjedhore ka pak vlerë, pa qeveri tranzitore
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi thotë se, çdo ligj i ri nuk do të ketë vlerë nëse nuk do të ketë qeveri tranzitore para mbajtjes së zgjedhjeve. Z.Bylykbashi duke folur në “Ilva Now”, theksoi nga ana tjetër se opozita është e gatshme të punojë çdo ditë për mbylljen e reformës zgjedhore deri në fund të majit.
“Opozita është e gatshme, në nivel politik dhe teknik që të jetë në tryezë çdo ditë për të punuar për mbylljen e reformës. Pa një qeveri tranzitore, ndryshimet në ligj mund të jenë shumë të bukura por mund të mos prodhojnë asgjë. Nëse qeveria nuk qëndron neutrale, ndryshimet ligjore kanë pak vlerë”, deklaroi ish-deputeti i PD.
Ai shtoi se nga fryma e treguar në mbledhjen e fundit objektivi për mbylljen e reformës me produkt konsensual deri më 31 maj duket larg. Z. Bylykbashi foli dhe për deklaratat e fundit të Kryeministrit, Edi Rama që sipas tij tregojnë planet negative për të cenuar punën e komisionit dhe në fund të miratohet një reformë e njëanshme.
Lidhur me propozimet për depolitizimin e administrimit të procesit zgjedhor, ai tha se, rekomandimet e ODIHR nuk e përmendin depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Nga ana tjetër, z. Bylykbashi tha se, opozita ka propozuar që komisioneri i çdo qendre votimi dhe dy numëruesit si dhe komisioneri i KZAZ të mos jenë politik.
Ndërsa nga ana tjetër shtoi ai, PS kërkon që të paritë të mos kenë fare komisionerë gjë që sipas tij është gati e pamundur sepse do të duhen 16-17 mijë komisionerë apolitikë për zgjedhjet e ardhshme. Dhe në rast të pamundur për plotësimin e tyre, të merren nga administrata publike.
Për propozimin tjetër të PS që të hiqet mundësia e krijimit të koalicioneve, z. Bylykbashi tha se kjo është e parashikuar në Kushtetutë dhe nuk ndryshohet dot me ligj. Sipas tij, propozimi bëhet duke qenë se PS ka një histori si partia më e madhe dhe kështu ka më shumë shanse që të jetë ajo fituesja.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:54 Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën