77 vjet më parë rreth 90,000 njerëz vdiqën nga bombardimet e SHBA në Tokio
Natën e 9 marsit të 1945, SHBA bombardoi kryeqytetin japonez Tokio duke vrarë rreth 90,000 njerëz, shumica civilë.
Qyteti u shkatërrua, e përveç viktimave, rreth një milion njerëz mbeten të pastrehë.
Bombardimi ajror në Tokio ishte intensifikim i sulmeve ajrore të SHBA në Japoni, të cilat filluan në qershor të 1944.
Mbi 50% e industrisë së Tokios ishte e shpërndarë në lagje rezidenciale dhe tregtare përreth Tokios; duke bërë që bombardimet të përgjysmojnë të gjithë prodhimin e qytetit.
Në gusht të të njëjtit vit, Amerika lëshoi bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë, duke lënë rreth 140,000 të vdekur në Hiroshima dhe rreth 70,000 të vdekur në Nagasaki (gjatë shpërthimit dhe prej pasojave).
Një muaj më vonë do të vinte edhe fundi i Luftës së Dytë Botërore, me dorëzimin e perandorit të Japonisë Hirohito.
Japonia po ndiqte një politikë imperialiste duke dashur të zgjerohej në territor. Ajo pushtoi Kinën në 1937 dhe planet ishin që të shtrinte kontrollin në të gjithë Azinë.
Më 1941 Japonia ndërmori një sërë sulmesh ndaj disa vendeve, duke përfshirë edhe Pearl Harbor e Hawai në SHBA, gjë që çoi në përfshirjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore.
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest