Macron i kërkon falje Shqipërisë pas vendosjes së himnit të gabuar në ndeshjen me Francën

10 Shtator 2019 | 14:45

Kryeministri Edi Rama tha se homologu i tij francez Emmanuel Macron i ka kërkuar falje Shqipërisë, pas vendosjes së himnit të gabuar në ndeshjen kualifikuese të kampionatit evropian.

Në një postim në Twitter Edi Rama tha se Macron i ka kërkuar ndjesë të sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit.

Rama shtoi se Macron e ka cilësuar ngatërresën si një “gabim të papranueshëm”.

Për më tepër, Macron ka “vlerësuar reagimin e lojtarëve tanë, prandaj më kërkoi ta publikoja ndjesën e tij”.

Ndeshja mes dy skuadrave e mbajtur në stadiumin “Stade de France” nisi me vonesë, si pasojë e vendosjes së himnit të Andorrës në vend të himnit shqiptar para nisjes së ndeshjes. 

Nga pamjet e transmetuar duket qartë reagimi i lojtarëve që qëndrojnë të habitur teksa dëgjohej himni i gabuar.

Skuadra shqiptare refuzoi të nisë ndeshjen derisa të luhej himni i vendit të tyre.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës franceze Didier Deschamps, tha në një intervistë se “diçka e tillë nuk duhet të kishte ndodhur”. Ai shtoi se “e kuptonte mjaft mirë pozitën e lojtarëve të Shqipërisë”.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Francës për Grupin H me rezultatin 4-1.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026