Rusët rrethojnë Kievin, bombardimet shkatërrojnë qytetin Mariupol

Qytetarë ukrainas që largohen, Credits: Reuters
11 Mars 2022 | 08:47

Ushtarët rusë vazhdojnë të rrethojnë Kievin, banorët nga ana tjetër përpiqen të arratisen në orët e armëpushimit.

Moska këmbëngul se do të hapë korridoret humanitare, por presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky e cilëson këtë ofertë një kurth. Në qytete si Mariupol, situata është e trishtueshme.

“Mariupol dhe Volnovakha mbeten plotësisht të bllokuara. Edhe pse ne bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të funksionuar korridorin humanitar, trupat ruse nuk e ndalën sulmin. Pavarësisht kësaj, vendosa të dërgoj një kolonë kamionësh në Mariupol me ushqim, ujë, ilaçe”, u shpreh Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Bombardimet e rënda mbi qytetin e Mariupolit kanë shkatërruar ndërtesa sikundër ky spital. Moska thotë se ishte një sulm “i inskenuar” dhe mohon çdo përgjegjësi.

SHBA sheh gjurmë të krimeve të luftës.

“Ne absolutisht, jemi mbështetës të përpjekjeve për të dokumentuar dhe për të hetuar raportet e krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë. Fakti është se ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve, të cilat, sipas Konventat e Gjenevës, përbëjnë  krime lufte”, u shpreh  Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më shumë se 2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit. Rreth dy të tretat e tyre kanë shkuar në Poloni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij Jared Kushner udhëtuan të enjten për në Laboratorin Kombëtar Oak...
22:26 | 05/06/2026

OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi

Kombet e Bashkuara thanë të premten se janë thellësisht të shqetësuara nga protestat e dhunshme jashtë zyrave të tyre në Libi këtë javë dhe fajësuan...
22:01 | 05/06/2026

Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me SHBA-në

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se Irani po e përdor Libanin si “mjet tregtimi” në bisedimet e tij me Shtetet e Bashkuara. Ai...
21:36 | 05/06/2026