Bardhi: I kam kërkuar Bashës të tërhiqet bashkë me Berishën

12 Mars 2022 | 17:43

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar tha se zgjidhja e vetme për krizën është bashkimi i PD.

Sipas tij, largimi i Bashës dhe Berishës nga drejtimi i partisë është zgjidhja, pasi të dy liderët shihen si problem për PD-në.

“I kam kërkuar që të tërhiqet së bashku me shkaktarin tjetër, Berishën. Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që e kanë shkaktuar këtë problem. Sado ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të dy të tërhiqen”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD shtoi se ‘vetëm të bashkuar mund të fitojmë, nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur që të jemi fitues’. Sipas tij Basha është shprehur i gatshëm për ‘të bërë një hap pas’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026